Sport

E jashtëzakonshme: Barcelona fiton me Hat-Trickun e Rey Manajt

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 21 July 2021

Skuadra e Barcelonës e ka fituar ndeshjen e parë miqësore në prag të përgatitjeve për sezonin e ri, shkruan Gazeta inFokus.

Katalunasit e kanë mposhtur lehtësisht ekipin nga Liga e Tretë e Spanjës, Gimnastic me rezultat të thellë 4-0.

Tri nga katër golat për ‘blaugranët’ i realizoi sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj.

-Advertisement-

Këto ishin golat e parë e futbollistit shqiptar në fanellën e Barcelonës për ekipin e parë, pasi ai paraqitet për Barcelonën B.

Manaj u inkuadrua në lojë në minutën e minutën e 46’ dhe golat i shënoi në minutat (60’, 86’ dhe 90’).

Golin tjetër për ekipin e drejtuar nga Roland Koeman e realizoi Alex Collado në minutën e 85’.

Hat-Tricku i shënuar sot nga Manaj, mund ti ndihmojë atij që të ftohet për ekipin e parë në edicionin e ri./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera