Lajme

E infektuara me koronavirus nga Peja, ishte kontrolluar dje në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 26 March 2020

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv.

Sipas raportit të IKSHPK-së, tashmë del se edhe komuna e Pejës është prekur nga pandemia koronavirus.

 

-Advertisement-

 

”Rastet e konfirmuara pozitive janë 4 raste kontakti me vendbanim në Studime të ulët Vushtrri, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast kontakti me vendbanim në Llugagji-Pejë”, thuhet në njoftim.

Derisa e infektuara në Pejë, ishte kontrolluar në një klinikë private në Klinë.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë së kësaj komune, Hekuran Sejdiu.

“Pacientja që ka dal pozitive nga Peja, është kontrolluar dje në një ordinancë private në Klinë. Tash jemi duke e analizu gjithë listën e këtyre kontakteve”, ka thënë ai.

Kujtojmë që Klina vazhdon të jetë e izoluar si pasojë që një italiane 20 vjeçare, rezuloi me koronavirus, ndërsa ky është rasti i vetëm në këtë komunë deri më tani të infektuar.

Derisa numri i të prekurve me koronavirus shkon gjithsej shtatëdhjetë e nëntë (79).

Por, kemi edhe një lajm të mirë, që zyrtarisht është shëruar edhe pacienti i parë me COVID 19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera