Lajme

E infektuara me Covid-19 arratiset nga spitali i Gjakovës

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 02 July 2020

Një grua e konfirmuar me Covid-19 ka ikur nga Spitali i Gjakovës. Aty ku ishte e shtrirë thuajse që një javë. E infektuara me Covid-19 ka arritur që të arratiset nga spitali pa lejen e mjekëve të spitalit të Gjakovës mëngjesin e sotëm.

Por, me të marrë informacionin se e infektuara kishte ikur nga spitali, për ta gjetur atë u mobilizuan nga policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Policia arriti që zonjën në fjalë ta gjejë në shtëpinë e saj. Ajo me rekomandimet e mjekëve është marrë nga shtëpia dhe është hospitalizuar sërish në repartin infketiv të Spitalit Rajonal të Gjakovës, ‘Isa Grezda”.

-Advertisement-

“Ka ora 10:30 është largu nga spitali. E ka shfrytëzu vizitën  e ditës dhe është largu. Policia ka arritur që ta kthejë sërish në spital”, ka deklaruar drejtori I spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala.

E në repartin Infektiv të këtij spitali janë të shtrirë disa pacientë të konfirmuar me Covid-19.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera