Lifestyle

E habitshme, por suksesi i çdo personi është i shkruar në gjenet e tij

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 28 May 2020

Suksesi i një njeriu është i shkruar në gjenet e tij. Këtë e vërteton një studim i kryer në mbi 20 mijë persona në SHBA, Britani të Madhe dhe Zelandë të Re, që është publikuar në revistën shkencore amerikane Pnas.

Falë studimit janë dalluar një grup gjenesh që ndikojnë pikërisht në arritjen e suksesit të një personi. Sigurisht që vetëm ato nuk mund të bëjnë mrekulli, por ekspertët thonë se japin një shtysë mjaft domethënëse në përmbushjen e objektivave dhe ambicieve, pavarësisht kontekstit social.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera