Lajme

E habitshme: Azem Syla mbrohet nga liria!

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 12 March 2018

Për Besnik Berishën, avokatin e Azem Sylës edhe mund të ketë kuptim që klienti i tij të mbrohet nga liria, siç edhe ka shkruar në një postim në llogarinë e tij në facebook. Por, sipas gjuhëtarëve kjo do të nënkuptonte se Syla do të mbrohet nga liria e veprimit te fakteve.

Kështu komentohet shkrimi i avokatit, pas nga paraburgimi të Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish deputetit të PDK-së Azem Syla, shkruan Infokusi.com.

“Sot, Gjykata Themelore ne Prishtine ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë per zgjatjen e mases se paraburgimit kunder z. Azem Syla dhe ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes per lirim te menjëhershëm nga masa e paraburgimit. Z. Syla do te mbrohet nga liria”, ka shkruar Berisha.

-Advertisement-

Njohësit e gjuhës, thonë se shkrimi i Berishës mund të jetë gabim drejtshkrimor mirëpo fakti që nuk është përmirësuar për më shumë se një orë pavarësisht vërejtjeve në komente, ka ngritur dyshime në opinion.

Azem Syla dhe të tjerët, sic njihen për “Rastin Toka” akuzohen për krim të organizuar që ka të bëjë me tjetërsimin e pronave shoqërore në Veternik dhe Llapnasellë. Tjera pika të aktakuzës përfshijnë shpëlarje parash, dhënie dhe marrje ryshfeti, nxjerrje e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore e vepra të tjera./Infokusi.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera