Lajme

E goditi me shuplakë gruan e tij, 30 ditë paraburgim për burrin nga Prizreni

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 18 January 2022

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se i ka caktuar 30 ditë paraburgim një të pandehuri, i cili me dashje në vazhdimësi kishte rrahur gruan e tij, shkruan Gazeta inFokus.

Me datën 16 janar ai kishte goditur me shuplakë bashkëshorten e tij, e cila sapo ishte kthyer nga puna në shtëpi.

Për të gjitha keqtrajtimet ndaj gruas së tij, tashmë sulmuesi do të jetë prapa grilave për 30 ditë deri në seancën për gjykimin e tij.

-Advertisement-

“Dyshohet se me dashje, në vazhdimësi, ka kryer dhunë ose keqtrajtim fizik me qëllim të cenimit të dinjitetit të bashkëshortes së tij, ashtu që si rrjedhojë e problemeve të vazhdueshme familjare që kishin me të, vazhdimisht ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe me datë 16 janar, në momentin kur ajo u kthye nga puna, me të hyrë brenda në shtëpi, i pandehuri, në prezencën e fëmijëve të tyre, e sulmoi duke e goditur me shuplaka në fytyrë”, thuhet në komunikatën për shtyp të gjykatës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera