Rozë

E gjithë vëmendja të Belen Rodriguez, shkëlqeu me fustanin e krijuar nga një shqiptare (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 30 November 2020

Mbrëmjen e djeshme ishte finalja e emisionit të njohur “Tu si que vales”, i cili mblodhi një numër të madh shikuesish para ekranit. Por më e komentuara e mbrëmjes ishte bukuroshja Belen Rodriguez.

Në shoqërinë e Martin Castrogiovanni-t dhe Alessio Sakara-s, ajo moderoi emisionin ku të gjitha komplimentat iu drejtuan asaj.

Belen shkëlqeu me fustanin e bardhë me një të çarë në këmbë, i cili gjithashtu i tregonte bustin. Por e dini kush e veshi 36-vjeçaren? Pikërisht stilistja shqiptare Lia Stublla!

Ajo vetë ka ndarë foto të Belen-it në Instagram, krenare për punën e saj e cila ka marrë duartrokitjet e publikut.

Kjo nuk është hera e parë që stilistja nga Kosova vesh yje botërorë, duke na bërë krenarë të gjithë shqiptarëve nëpër botë!

Të tjera