Lajme

E gërvishti me thikë nëpër trup dhe e shantazhonte ish të dashurën, Policia arreston pejanin

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 08 November 2021

Një person është arrestuar në Pejë për shantazh e dhunë ndaj ish-të dashurës.

Viktima ka treguar në Polici se i dyshuari i ka shkaktuar asaj gërvishtje me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.

Ajo është dërguar për ekzaminim mjekësor. Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

-Advertisement-

Nga i dyshuari është konfiskuar një telefon që dyshohet se i përket vajzës.

SHANTAZH

Pejë, 07.11.2021 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se e kishte shantazhuar viktimën femër kosovare, me të cilën kishte qenë në lidhje. Sipas viktimës i dyshuari me një mjet të mprehtë , asaj i kishte shkaktuar lëndime në disa pjesë të trupit dhe viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor. Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon celular për të cilin viktima ka deklaruar se është i saj dhe nuk ja kishte kthyer i dyshuari. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera