Lajme

E Fundit: Vendimi i madh i Kanadasë për ukrainasit

Autori: Ermirë Berisha 18:09 | 03 March 2022

Shteti i Kanadasë sapo ka marrë vendim të përshpejtojë aplikimet ukrainase për statusin e qëndrimit të përkohshëm dhe të përhershëm me qasje të plotë në programet e punës dhe studimit, si dhe aplikimet për bashkim familjar.

Ministri i imigracionit i Kanadasë, Sean Fraser, në një konferencë shtypi në Otava ka thënë se shtetasit e Ukrainës nuk do të kenë asnjë kufizim të qëndrojnë në Kanada.

“Kanadaja është e gatshme të mirëpresë ukrainasit që ikin nga lufta e Vladimir Putinit dhe nuk ka asnjë kufizim për numrin e aplikimeve që ne do të jemi të gatshëm të pranojmë”, tha Fraser./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera