Lajme

E ftoi ministri i tij, Kurti merr pjesë në kongresin e kirurgëve

Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 15 September 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në hapjen e Kongresit të Dytë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, me ftesën e kryetarit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, njëherit ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Sipas komunikatës nga Zyra e Kryeministrit, në fjalën e tij të rastit, kryeministri ka thënë se shëndetësia është edhe praktikë e efikasitet në punën e përditshme, edhe akademi e shkencë që edukon brezat e rinj të profesionistëve dhe akademikëve.

“Më vjen mirë që po ju takoj në Kosovë, në Prishtinë. Ju inkurajoj që të ktheheni dhe të gjeni veten në Kosovë. Mërgimtarë e kemi edhe ministrin Dr. Latifi, ai është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur kryeministri Kurti.

-Advertisement-

Ai i njoftoi të pranishmit edhe për formimin e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi me vendim të Qeverisë, i cili do të kryesohet nga vetë kryeministri Kurti.

“Meqë shëndetësia është një domen i shtrirë ndër shumë sektorë e instanca, e kemi ngritur Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi, që e kryesoj unë, për të siguruar funksionim normal të sistemit shëndetësor e për t’i hapur rrugë reformës në shëndetësi”, ka shtuar tutje ai.

Kurti ka pasur fjalë të mira edhe për ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi, raportet me të cilin nuk u dukën aq të mira pas themelimit të Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi.

“Më vjen mirë që po ju takoj në Kosovë, në Prishtinë. Ju inkurajoj që të ktheheni dhe të gjeni veten në Kosovë. Mërgimtarë e kemi edhe ministrin Dr. Latifi, ai është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Te Dr. Rifat Latifi e keni edhe kolegun tuaj, por meqë unë jam koleg i tij, më keni edhe mua koleg tuajin. Kemi nevojë për dijen tuaj, për përvojën tuaj, për shkathtësitë tuaja, e kemi nevojë për kulturën tuaj të punës”, ka thënë Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera