Fun & Video

E frikshme/ Vogëlushi në vend të shkopit kap gjarprin

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 08 July 2020

Një vogëlush, i cili ishte duke luajtur me qenin e shtëpisë në kopsht, aksidentalisht në vend të një shkopi kapi një gjarpër.

Videoja fillon tepër ëmbël ku shihet se si një baba po mëson fëmijën e tij se si të luajë me qenin e tyre.

Ai e sugjeron të birin të hedhë një shkop drejt qenit, në mënyrë që kafsha t’ia kthejë përsëri atij.

-Advertisement-

Në këtë moment, teksa vogëlushi po kërkonte për një shkop, pa dashur kap një gjarpër të madh të zi.

Fatmirësisht vogëlushi nuk ka pësuar lëndime nga ky incident dhe gjatë gjithë kohës është parë tepër i qetë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera