E frikshme, në Korçë uji vërshon në banesa, bllokohen të gjitha rrugët
Autori: Gazeta inFokus 23:06 | 15 June 2023
Situatë e vështirë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq, shirat e dendur kanë vërshuar drejt fshatit duke bllokuar rrugët, po ashtu uji ka hyrë edhe në banesa.
Në fjalën e tij, kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu ka treguar se situata është nën kontroll, po ndërhyhet për të hapur rrugët e brendshme të fshatit, më pas do të shihen banesat e prekura.
Banorët e shqetësuar kanë treguar dëmet e mëdha që u janë shkaktuar, duke u shprehur se uji ka hyrë brenda banesave, ka dhe nga ata banorë që u është rrëzuar një pjesë e banesës (muret përreth), ndërsa apelojnë për ndihmë.
Kryebashkiaku Gëzim Topçiu: Akoma s’po kuptojmë gjë, reshje të shumta kanë bërë që të dalin gjithë përrenjtë e malit. Nuk e dimë ende situatën, shpresojmë të mos ketë dëme në kafshë, nuk e mendojmë ndonjëherë në njerëz, sepse situata është vënë nën kontroll, por themi se do ketë dëme materiale, uji mund të futet në shtëpi.
Ende nuk mund të japim një informacion të saktë, jemi duke futur mjetet, për të liruar rrugët.
Kanë qenë të rrezikuar, janë të shqetësuar për gjënë e gjallë.
Nuk është parë ndonjëherë një situatë e tillë.
Në Zëmblak, jemi bashkë me Emergjencat civile, shpresojmë ta stabilizojmë sa më shpejtë situatën.
Në fshatin Shamoll, reshjet e dendura kanë shkaktuar dëme të mëdha.
Nga videot e mbërritura në redaksinë e FaxNews mund të shihet se si rrjedha e ujit ka vërshuar drejt fshatit, një prurje shumë e madhe ku rrezikohen të mbyten 100 krerë.
Uji është futur në ambiente të ndryshme dhe në një stallë ku mbahen kafshë dhe bazë ushqimore për bagëti.
Të tjera
-
SHKSHMK-ja apelon për kujdes në aktivitetet malore
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka apeluar qytetarët të kenë kuj...
-
Bill Clinton del nga spitali
Ish-presidenti Bill Clinton, doli nga një spital në Washington të martën ...
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...