E ëma i kërkon publikisht të gjejë nuse, Noizy tregon se ku qendron në këtë aspekt

Autori: Gazeta inFokus
18:44 | 14 July 2022
Gjatë një interviste televizive, Noizy mori dhe një mesazh prekës nga prindërit e tij.
Në një videomesazh, babai i tij Bashkim Rajku, tregoi edhe njëherë se sa krenar është për atë që ka arritur i biri përgjatë këtyre viteve karrierë muzikore.
“Jam shumë krenar për ty, për punën që ke bërë gjithë këto vite dhe të urojmë shumë suksese në koncertin. Pas kaq shumë vitesh, do të të realizohet ëndrra jote që kaq shumë ke dashur”, tha i ati.
I surprizuar, Noizy shtoi se babai i tij është shoku i tij më i ngushtë.
Por, befasitë nuk përfunduan me kaq. Një tjetër mesazh prekës erdhi dhe nga e ëma.
“Mami të uron të gjitha të mirat dhe suksese në këtë sipërmarrje kaq të madhe. Jam shumë e lumtur që po realizon ëndrrat e tua për ditë e më shumë. Jam shumë krenare për ty por dhe pak xheloze jam.
Kur isha në shkollë, më thoshin njerëzit goca e Jakut je. Tani që u rrite, më thonë mami i Noizy-t je. Po unë kush jam, kur do të jem vetvetja. Bëj shaka sepse jam shumë e lumtur që zoti më ka falur këtë familje”, tha ajo ndërsa nuk mungoi dhe kërkesa tipike e nënave që të gjejë një nuse dhe të bëhet me fëmijë.
Marrë shkas nga komenti që bëri e ëma, moderatori e pyeti reperin rreth jetës personale.
Ndonëse nuk zbuloi nëse ka ndonjë vajzë që i ka rrëmbyer zemrën, reperi theksoi se martesa nuk është në planet e tij të afërta për shkak të angazhimeve dhe koncerteve të shumta.
“Nuk planifikoj diçka. Është diçka që vjen natyrshëm dhe gjëja e fundit që nuk dua ta sforcoj. Ndoshta ngaqë jam shumë i dedikuar pas muzikës. Unë udhëtoj jashtë vendit mbi 180 herë në vit dhe ajo gjë që kërkon mami, kërkon qetësi, kërkon vëmendje ndaj personit dhe e kam gjënë më të vështirë për momentin. Por që për momentin nuk e shoh të afërt”, tha ai.
Të tjera
-
Agim Musliu tregon momentin kritik dhe emocional se si hyri në Reçak me agjentin amerikan
Një nga ngjarjet më dramatike të luftës në Kosovë por ngjarja që bëri kthesë ...
-
Aksident i rëndë në rrugën Levan – Tepelenë, 8 të lënduar, prej tyre dy fëmijë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan- Tepele...
-
Ekskluzive: Kështu u tentua të vritej tri herë William Walker gjatë luftës në Kosovë
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, i cili ishte edhe shef i sigurisë së ambasa...
-
Fundjavë me shi, ja kur kthehet i nxehti
Nga dita e hënë pritet mot relativisht më stabil, me më shumë intervale me di...
-
Musliu: Gjeneralët e NATO-s i dhanë mesazh të qartë Serbisë, nëse fusin ushtrinë në Kosovë
Eksperti i sigurisë Agim Musliu, në emisionin N’Konak, ka treguar se çfarë iu...
-
Abazoviq shpallë tri ditë zie pas tragjedisë në Cetinë
Qeveria e Malit të Zi sonte do të shpallë tri ditë zie si shenjë solidarizimi...
-
Krasniqi: Nuk qëndrojnë akuzat e Asociacionit të Komunave dhe të opozitës
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka hedhur poshtë...
-
Clewlow: KFOR-i do të jetë në kontakt me palët kosovare dhe serbe për të ofruar siguri
Ish-oficeri britanik në Kosovë Ade Clewlow ka thënë se KFOR-i do të jetë në d...
-
FBI mori 11 sete dokumentesh nga shtëpia e Trump
FBI mori 11 grupe dokumentesh të klasifikuara nga rezidenca e Donald Trump në...
-
Tragjedia në Mal të Zi, si ndodhi ngjarja
Tridhjetë e katër vjeçari Vuko Boriloviç ka vrarë disa persona në Cetinje dhe...
-
Deklarata e Kurtit për shaminë i bie në sy njeriut të Erdoganit, Osman Atalay
Osman Atalay, anëtari i bordit të organizatës humanitare turke IHH që është e...
-
Hill para takimit Kurti-Vuçiq: Është koha që Asociacioni të merret seriozisht – të vendoset në tryezë
Ambasadori amerikan Christopher Hill tha sot se në vazhdimin e dialogut Prish...