E ekzekutuan se spiunoi trafikantët? Ja çfarë thotë kunati i tropojanit
Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 23 June 2017
Vetëm 3 ditë më parë Fatjon Sinani humbi jetën pasi e ekzekutuan në derën e shtëpisë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Vlorë e sipas hetimeve të para shkak për të mund të jetë bërë përfshirja e tij në kultivimin e drogës.
Fillimisht u dyshua se Sinani kishte punuar si roje për një parcelë me kanabis gjatë vitit të kaluar, e cila u asgjësua nga policia.
Dyshimet se mund të kishte vënë në dijeni policinë, mund të ketë çuar në hakmarrjen e kultivuesve të drogës. Por kunati i tij, po edhe vetë policia kanë hedhur poshtë një pistë të tillë.
“Nuk e dimë se kush e vrau”,- shprehet kunati i tij -“por Fatjoni nuk është marrë ndonjëherë me veprimtari të tilla. Nëse do të ishte kështu, nuk do të ishte në gjendje të vështirë ekonomike dhe të kërkonte për çdo ditë punë në sheshin “Omonia”.
Madje edhe qiranë e shtëpisë e paguanin të afërm të tij, pasi Fatjoi dhe e shoqja nuk kishin të ardhura të mjaftueshme për ta përballuar”.
Kjo pistë është hedhur poshtë edhe nga burimet zyrtare të Policisë, ndërsa drejtuesit më të lartë të Policisë së Vlorës kanë konfirmuar se pista në të cilën po hetohet mbetet vetëm ajo e së kaluarës së tij në Tropojë, ku po kërkohet të gjenden informacione apo detaje që mund të çojnë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje, e cila për momentin mbetet ende mister. /albeu.com/
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...