Lajme

E drejta për të aplikuar për tërheqjen e 10%-shit zgjat 4 muaj

Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 05 December 2020

Bekim Salihu nga Instituti GAP, pasi ka kujtuar se gjatë së premtes menjëherë ka rënë uebfaqja e Trustit, pasi qytetarë të shumtë për shkak të mosinformimit të saktë janë kyçur për t’i tërhequr paratë, ka njoftuar se e drejta e tyre për të aplikuar për tërheqje të parave zgjat katër muaj.

“Dje ka rënë web faqja e Trustit, kjo tregon dy gjëra, e para, nevoja që ndjejnë qytetarët për t’i tërhequr paratë e tyre nga Trusti dhe e dyta edhe Trusti edhe Qeveria e Kosovës nuk e kanë informuar mirë qytetarin se e drejta e tyre për të aplikuar për tërheqjen e 10% nga Trusti zgjat katër muaj, pas hyrjes në fuqi të Ligjit, pra nuk është e thënë se veç kush aplikon në ditën ose javën e parë mund t’i tërheq mjetet. Sot hasa biseda të kësaj natyre që tregonin konfuzion të njerëzve”, ka shkruar Salihu në Facebook.

Të premten, pas miratimit të projektligjit, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se 212 milionë euro është vlera që besohet se qytetarët do të tërheqin kursime nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës.

-Advertisement-

Hoti, gjithashtu ka theksuar se “Pas 8 ditësh kur projektligji të hyjë në fuqi, do të hapet sistemi online për t’u qasur në marrjen e 10 për qindëshit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera