Lajme

E dogji gruan me acid në sy të dy fëmijëve, ky është dënimi për shqiptarin në Francë

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 04 October 2021

Një shqiptar, i cili sulmoi me acid ish gruan në Francë është dënuar dje maksimalisht me 20 vite burg.

Shqiptari në 2006 sulmoi me acid ish gruan duke i shkaktuar djegie të shkalë së dytë dhe të tretë në fytyrë dhe në trup.

Nexhmin Dardha autor i kësaj ngjarje kishte sulmuar ish gruan pasi ishte bërë xheloz se ajo kishte filluar një jetë të re dhe kishte një partner tjetër. Sulmi ndodhi para shtëpisë së saj, në

-Advertisement-

Chambéry para syve të dy fëmijëve.

Gjykata e dënoi në 2009, me dhjetë vjet burg, ndërsa ai ishte akoma në arrati në Shqipëri. Ai u arrestua më në fund në vitin 2019 gjatë një udhëtimi në Itali, pastaj u kthye në Francë si pjesë e një urdhër arresti ndërkombëtar. Në hapjen e gjyqit të tij të Mërkurën, ai tha se nuk ishte përgjegjës: “Më vjen keq, por jam i pafajshëm”.

Autoritetet kanë vendosur që ai të dënohet me 20 vite burg.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera