Lifestyle

E dinit? 3 ushqimet që ndezin pasionin në krevat

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 26 October 2020

Të gjithë e dimë se ushqimet afrodiziake kanë aftësinë të provokojnë dëshirën seksuale.

Kjo e fundit bazohet në dy përbërës thelbësorë: fiziologjikë, që lidhet me faktorët metabolikë të organizmit, dhe psikikë, që lidhen me stimujt e karakterit emotiv. Ja një listë me disa prej ushqimeve që e kanë më të fortë këtë efekt:

1.Midhjet/ Që në antikitet, midhjet njihen për aftësitë e tyre afrodiziakë. Megjithatë, ende nuk janë zbuluar substanca të veçanta kimike që të argumentojnë nxitjen seksuale që shkaktojnë.

-Advertisement-

2.Çokollata/ Nëse mendon për një ushqim afrodiziak, e para që të vjen në mendje është çokollata. Kakaoja ka në përbërje substanca që nxisin eksitimin si teobromina dhe feniletilamina. Për t’u pasur parasysh është edhe sasia e bollshme e antioksidantëve që gjenden tek çokollata.

3.Bajamet/ Bajamet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E, e cila ndikon drejtpërdrejt në dëshirën seksuale. Por bëni kujdes me kaloritë, pasi mund ta gjeni veten shumë pasionant, por edhe me më shumë kile.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera