A e dini se sa ditë pushimi të paguara kanë shqiptarët, krahasuar me Evropën?
Autori: Gazeta inFokus
14:52 | 01 May 2017
Sot është një Maji, një ditë simbolike për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve në mbarë botën.
Në Shqipëri prej vitesh e ka humbur simbolikën dhe është kthyer në një pushimi, kryesisht për punonjësit e administratës shtetërore, ndërsa në sektorin privat jo të gjithë e bëjnë pushim.
Nga festat e vitit të ri deri tek Dita e Flamurit dhe lejet vjetore shqiptarët kanë 32 ditë pushimi të paguara.
Sipas Kodit të Punës në Shqipëri janë 20 ditë pune leje vjetore, apo 28 ditë kalendarike. Ndërsa festa zyrtare numërohen 12.
Ditët kur festat zyrtare përkojnë të dielën, e hëna është ditë pushimi. Në përgjithësi kompanitë e mëdha private i respektojnë ditët e pushimit, sikurse dhe administrata publike.
Megjithatë në Shqipëri bizneset private nuk e respektojnë tërësisht kodin e punës dhe jo të gjithë punonjësit e marrin të plotë lejen vjetore prej 20 ditësh (kryesisht jepen dy javë), ndërsa shumë prej tyre detyrohen të dalin në punë edhe gjatë fundjavës.
Në ditët e festave dhe të pushimit punojnë dhe të vetëpunësuarit, që përbëjnë rreth një të tretën e totalit të të punësuarve në sektorin privat.
Vera sapo është punësuar ekonomiste në një biznes rrjet supermarketesh në Tiranë. Ajo thotë se ka vetëm një ditë në javë pushim dhe se nuk i lejohet që pushimin ta bëjë gjatë fundjavës dhe ditët e festave shkon gjithnjë në punë. Ndërsa për sa i përket lejes vjetore, Vera tregoi se mund të marrë vetëm 10 ditë leje gjatë vitit, pavarësisht se Kodi i Punës ka parashikuar 20 ditë leje vjetore dhe 12 ditë festash.
Me 32 ditë pushimi në vit, shqiptarët renditen në mesataren e vendeve të Europës.
Në Europë, sipas një harte të publikuar nga Wikipedia, në krye të klasifikimit si vend me më shumë ditë pushimi të paguara është Austria me 41 ditë, e ndjekur nga Finlanda, Franca dhe Spanja me 36 ditë pushimi. Në vend të tretë është Italia së bashku me Gjermaninë, Zvicrën dhe Mbretërinë e Bashkuar me 32 ditë pushimi, po aq sa Shqipëria. Ndërsa Holanda ka vetëm 20 ditë pushimi të paguara.
Nga vendet e rajonit, Serbia ka 31 ditë pushimi në total, Maqedonia ka 35 ditë. Mali i Zi është shteti më punëtor në rajon me 25 ditë. Edhe në Greqi pushohet 25 ditë.
Në botë vendi me më shumë ditë pushimi është Sri Lanka, banorët e të cilit kanë 46 ditë pushimi në vit, ku përfshihet leja vjetore dhe pushimet. /Monitor/


T� tjera
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...






























