Sport

A e dini pse Coutinho ishte dje kapiten i Liverpoolit?

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 31 December 2017
‘Mund të them se nëse ia jap atij shiritin e kapitenit, ai nuk do të largohet apo nuk do të jetë më i lumtur, por gjërat nuk shkojnë kështu”.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur për të ardhmen e Philippe Coutinhos.

Ai tha që fakti se braziliani ishte kapiten në ndeshjen ndaj Leicesterit, s’do të thotë që ai do të mbetet te Liverpooli, përcjellë “Lajmi.net”.

”Henderson dhe Miler nuk janë duke luajtur. Dhe kështu unë kam nevojë për një kapiten, dhe nga e gjithë skuadra, Coutinho ka më së shumti përvojë”, deklaroi Klopp.

-Advertisement-

”Mund të them se nëse ia jap atij shiritin e kapitenit, ai nuk do të largohet apo nuk do të jetë më i lumtur, por gjërat nuk shkojnë kështu”.

”Shiriti i kapitenit mund të ketë shumë efekte. Kjo mund t’ju jap shumë presion juve”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!

Të tjera