Fun & Video

A e dini arsyen pse na hapet goja?

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 10 October 2017

Të gjithë e pyesim veten pse na ndodh shpesh të na hapet goja.

A është ky një mekanizëm i pavullnetshëm?

Kur ne e hapim gojën? Këto janë disa pyetje që u kanë dhënë përgjigje disa shkencëtarë.

-Advertisement-

Mjeku parisien dr. Double, ka bërë me dije se hapja e gojës është e lidhur me rritjen e shpejtë të fëmijëve.

Akoma ka disa anë të errëta dhe të pashpjegueshme.

Hapja e gojës përbëhet nga 3 faza: frymëmarrje e thellë, gojë e hapur, e ndjekur nga një bllokim i frymëmarrjes, e ndjekur nga një nxjerrje e frymës e lehtë.

Gjithçka ndodh në 3 deri 5 sekonda. Në fakt, akti i hapjes së gojës lejon lirimin e endorfinës, hormonit të mirëqenies, transmeton Telegrafi.

Në disa raste gjatë hapjes së gojës ju mund t’iu dalin lot nga sytë duke qenë se stimulohet gjëndra e lotit.

Ndjeni që po ju hapet goja?

Edhe pse nuk mund të jetë koha e duhur, ju nuk mund t’i shpëtoni hapjes së gojës. Në këto raste zgjidhja më e mirë është të mbani gojën pothuajse të mbyllur.

Shumë muskujt vihen në punë gjatë hapjes së gojës: ata të gojës, të qafës, të frymëmarrjes dhe të fytyrës. Dhe kur fillon hapja e gojës është e pandalshme.

Këto janë disa nga argumentet pse na hapet goja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera