Sport

“E dija që një ditë do të shkarkohem”, Mikel Arteta nuk ia ka frikën largimit nga Arsenali

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 30 November 2020

Arsenali po kalon në një forma aspak të mirë, shkruan Gazeta inFokus.

‘Gunners’ janë në krizë të rezultateve, sidomos pas humbjes ndaj Wolverhamptonit dje me rezultat 1-2, duke u pozicionuar në vendin e 14-të me 13 pikë.

Pas kësaj ndeshje trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka treguar që nuk i frikësohet shkarkimit pasi kjo i ndodh çdo trajneri.

-Advertisement-

“Ditën që vendosa të bëhem trajner e di se një ditë do të shkarkohem ose do të largohem nga klubi i futbollit. Nuk e di nëse është një ditë pasi të nënshkruaj kontratën tim, në një muaj, në një vit apo në gjashtë muaj. Unë kurrë nuk shqetësohem për këtë.

Shqetësimi im i vetëm është të nxjerr më të mirën nga lojtarët, të jap shërbimin më të mirë të mundshëm për klubin dhe të bëhem më i mirë dhe më i mirë”.

E di, e përsëris, në këtë profesion, një ditë do të marr thesin ose do të largohem, por nuk e di se kur do të ndodhë kjo”, ka përfunduar Arteta./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera