E dhunoi një vajzë të mitur, Gjykata merr një vendim për të miturin nga Gjilani
Autori: Gazeta inFokus
10:07 | 13 December 2021
Gjykata Themelore e Gjilanit ka caktuar masën e paraburgimit ndaj një të mituri, i cili dyshohet për veprën penale “Dhunimi”.
Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se ekziston dyshimi se E.B. ka keqpërdorur seksualisht të miturën,e cila për shkak të moshës nuk ka mundur të gjykojë e të vlerësojë pasojat e kryerjes së akteve seksuale.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i mitur ka keqpërdorur seksualit të miturën, e cila për shkak të moshës së saj nuk ka mundur të gjykojë e të vlerësojë pasojat e një marrëdhënie të tillë, e që nënkuptojnë edhe kryerjen e akteve seksuale. Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale dhunimi, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.
Viktima ishte raportuar e zhdukur nga familjarët, ndërkaq më 10 dhjetor të këtij viti ajo është kthyer në shtëpi.
“Me datë 10.12.2021 e dëmtuara është kthyer në shtëpi, duke qenë se ishte paraqitur si rast i humbur nga prindërit e saj, e njëjta së bashku me prindërit e saj është paraqitur në polici dhe ka lajmëruar rastin”, ka njoftuar Gjykata.
Lidhur me këtë rast, ka njoftuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të datës 11 dhjetor.
“PERSON I ZHDUKUR I GJETUR-DHUNIM-Gjilan 09.12.2021 – 11:00. Viktima femër kosovare e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur është kthyer në shtëpi dhe sipas saj ajo kishte qenë në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia./

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...


































