Lajme

E DHIMBSHME: Shumë bashkëluftëtarë më thonë kisha pasë qef të jem me dëshmorët në dhe, e jo gjallë

Autori: Islam Morina 23:51 | 23 September 2022

I ftuar në emisionin N’Konak, prodhim i Gazetës Infokus, ish ushtari i UÇK-së, Ridvan Tahiri ka folur për nëpërkëmbjen e dinjitetit të luftëtarëve.

Ai ka thënë se në shumë biseda që ka shpesh me bashkëluftëtarë, ata i thonë se më me dëshirë do ishin në varreza me dëshmorët se sa që janë gjallë e kaq të nëpërkëmbur e pragjykuar nga shoqëria.

“Shumë bashkëluftëtarë më thonë kisha pasë qef të jem me dëshmorët në dhe, e jo gjallë”, ka thënë në emisionin N’Konak me Islam Morinën, ish luftëtari i UÇK-së, Ridvan Tahiri./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera