Lajme

E dhimbshme| Një person ndërron jetë në Fushë Kosovë pasi që digjet nga zjarri

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 22 January 2020

Një person ka ndërruar jetë pasi zjarri i cili kishte kapluar dhomën e kishte djegur edhe atë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Henc të komunës së Fushë Kosovës.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e zjarrit që kishte kapluar –përfshirë një pjesë të dhomës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka njoftuar Polcia.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera