Lajme

E dhimbshme, ndërron jetë djali i vetëm i familjes, në luftë ia kishin vrarë babanë dhe vëllezërit

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 01 April 2020

Në moshën 43 vjeçare, sot ka vdekur Sefer Avdi Batusha nga Krusha e Vogël.

I ndjeri ishte djali i vetëm, pasi gjatë luftës atij ia vranë babanë dhe dy vëllëzërit, transmeton Indeksonline.

Ai la pas gruan dhe dy fëmijë.

-Advertisement-

Lajmin e mortjes e kanë dhënë familjarët teksa shkruajnë:

Me dhimbje e pikëllim të thellë njoftojmë miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë në moshën 43 vjeqare Sefer Avdi Batusha nga Krusha e Vogel.

Seferi ishte djali i vetem i familjes pasi gjatë luftës humbi babain dhe dy vëllezërit e tij.Si bashkefshatare ndajme dhimbjen me familjen pasi qe Seferin te gjithe e njihmin si aktivist dhe kontributdhenes.

Ai pas lufte kreu edhe detyren e kryetarit te fshatit. I ndjeri la pas vetes gruan dhe dy fëmijët.

Per shkak te gjendjes se krijuar nga Covid-19 e pamja do te behet vetem nga rrethi i ngushte familjar.Per varrimin dhe procedurat tjera ju njoftojme me vone.

Ngushellime familjes Batusha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera