Lajme

E dhimbshme: Ky është numri i ukrainasve që u detyruan të braktisin vendin

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 28 February 2022

Pas agresionit rus, ukrainasit po detyrohen të ikin nga vendi i tyre, shkruan Gazeta Infokus.

Tash e pesë ditë ata po përballen me Rusinë, ku deri më tani raportohet se 422 mijë njerëz kanë ikur nga Ukraina.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Komisionerit të Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Laura Padoan, nëpërmjet një shkrimi në “Twitter”.

-Advertisement-

Ajo ka treguar edhe se më shumë se 100 mijë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.

“-422,000 njerëz kanë ikur në vendet fqinje. UNHCR i konsideron njerëzit që ikin nga vendi si refugjatë. Më shumë se 100,000 janë zhvendosur brenda vendit”, ka shkruar Padoan.

Po ashtu thotë se po ndjekin raportimet që nuk kanë mundësi të hipin në trena në Ukrainë./Gazeta Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera