Lajme

E dhimbshme: Kjo është familja 10-anëtarëshe që humbi jetën në aksidentin tragjik në Bullgari

Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 23 November 2021

Në mesin e viktimave të aksidentit tragjik janë edhe 10 anëtarë të një familje në Maqedoni të Veriut.

Dy motrat bashkë me fëmijët e tyre humbën jetën pasi autobusi me të cilin ktheheshin nga Stambolli u dogj në autostradën e Strumës.

Fotografinë e viktimave e publikoi në Facebook ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili.

-Advertisement-

“Atë që s’e barti dot as shkëmbi as mali e mori përsipër njeriu! Sepse ai është më i fortë se guri! Zot! Falju durimin familjarëve të tyre që nesër do të përcjellin nga kjo botë 10 të dashurit e tyre!”, ka shkruar Ismaili.

Sipas një familjari të tyre që foli për mediat në Maqedoni viktimat janë dy motrat me fëmijët dhe mbesat e tyre.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur të martën tri ditë zie kombëtare pas aksidentit me autobus në Bullgari, që la të vdekur të paktën 46 persona. Ndërkaq, më 24 nëntor në Kosovë do të jetë ditë zie në nderim të viktimave të aksidentit në Bullgari.

Zyrtarët konfirmuan se aksidenti ndodhi në një autostradë në perëndim të Bullgarisë, ku një autobus me 53 pasagjerë, shumica nga Maqedonia e Veriut, u përfshi nga flakët në orët e para të 23 nëntorit.

Në mesin e viktimave janë edhe të paktën 12 fëmijë. Një zyrtar nga spitali në Sofje ka thënë se shtatë persona janë duke u trajtuar, të cilët kanë arritur të largohen nga autobusi. Gjendja e tyre është stabile.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera