Lajme

E dhimbshme/ Goditet për vdekje një 5 vjeçare nga vetura, në Skenderaj

Autori: Gazeta inFokus 19:54 | 12 October 2020

Një vajzë 5-vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 14:20 në rrugën Mitrovicë-Pejë, saktësisht në fshatin Runik të Skenderajt.

Fillimisht në aksident ishin të përfshira dy vetura, ku njëra prej tyre ka dalë jashtë shiritit rrugor në trotuar, ku ka goditur dy këmbësorë, një grua dhe një fëmijë. Po ashtu e lënduar ka mbetur edhe gruaja.

 

-Advertisement-

 

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot rreth orës 14:20, në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë, gjegjësisht në fshatin Runikë të Skenderajt, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një (këmbësore) fëmijë i moshës pesë vjeçare ka vdekur, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe një këmbësore e moshës madhore.

Bazuar ne hetimet fillestare në aksident ishin të përfshira dy automjete civile me targa vendore, ku si pasojë e aksidentit njëra nga veturat del jashtë shiritit rrugor ku në trotuar godet dy këmbësoret të cilat me urgjencë ishin dërguar në QKMF- Skenderaj, me ç’ rast mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Ngasësit e dy automjeteve të përfshira në aksident janë arrestuar, ku me aktvendim të Prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Zahiti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera