Lajme

E dhimbshme: Avokati tregon çka i thotë babai i Marigonës, kur pa trupin e vajzës së tij

Autori: Gazeta inFokus 19:08 | 06 September 2021

Gazmend Rexhepi, avokat i familjes së Marigona Osmanit ka treguar bisedën që ka pasur me babanë e të ndjerës që u vra nga dhuna e shkaktuar nga ish bashkëshorti i saj.

Si mysafir në emisionin Frontal në T7, Rexhepi tha se ka qenë edhe për të një përjetim i rëndë kur ka dëgjuar babain e 18 vjecare duke treguar për gjendjen e trupit të vajzës.

“Paraqitjen e parë unë e kam përjetu shumë ranë, kur i kam shprehë ngushëllime, kur kam marrë vesh kush është, pa u publiku raporti i Institutit, me tha që vajza e ka pamjen e tmerrshme aq shumë lëndime ka pasur”, ka thënë Rexhepi.

-Advertisement-

Po ashtu, avkati ka treguar se babai i të ndjerës kur e ka pa trupin e Margidonës, e ka kuptuar se ajo ishte maltretuar para se të vdiste. “Me tha avokat jam i interesum që me gjykata me çu deri në fund, sepse vajza ka pasur maltrerime edhe më herët sepse këtë e tregon gjendja e kufomës. Edhe njëri prej familjarëve ka thënë se pamja e vajzës ka qenë horror”, ka thënë Rexhepi për T7.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera