Rozë

E dhimbshme, Antonela tregon se si babai ia kishte dhunuar nënën

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 22 February 2021

Konkurrentja e “Për’puthen” Antonela ka treguar anën e saj më të dobët në puntatën e sotme.

Ajo tregoi se ka pasur një jetë të vështirë, ku babai i saj kishte ushtruar dhunë tek nëna e saj, shkruan Indeksonline.

Me lot ajo rrëfeu : “Më kujtohet natën e fundit që na ka nxjerrë nga shtëpia dhe jemi ndarë aty. kemi shkuar në Itali se ai kërcënonte se donte të ana vriste neve dhe nanën, kemi shkuar në Itali me një veshje ne trup e me asgjë tjetër .

-Advertisement-

Pas një viti s’kishim dokumenta akoma dhe më thotë dikush në facebook ngushëllime për babin, më ka mbet merak që s’kam qenë në varrim por nëna ime është një person i fortë që s’na ka bërë me ndi mungesën e babës , megjithatë ai duhet.

Ne jena 4 fëmijë dhe jam ndihmuar nënë ta ndihmojë, se po të na kishte lënë dhe ajo se di ku do ishim.

Kemi shkuar në Itali dhe u dorëzuam në polici që të a ndihmonin dhe na thanë s’kemi ca tu bëjmë , ikni ku të doni.

Kishim dhe vëllain 4 vjeç, binte shi atë ditë, del mami me pasaporta dhe thotë s’na pranojnë. Shefi i policië e pa këtë skene dhe na strehoi, për dy vite jetuam në një qendër pastaj gjetëm punë dhe ia dolëm disi. Mami la gjithë jetën e saj këtu se ishte mësuese matematike dhe ka punuar dhe si pastruese në Itali.

E kam pa babën gati tu e mbyt nanën dhe s’kam mujt me ba gjë, se s’kisha ca t’i bëja” tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera