Lajme

E dhimbshme: 22-vjeçari ra nga lartësia derisa po ngarkonte sanë në traktor, ndërron jetë në spital

Autori: Gazeta inFokus 18:36 | 25 June 2023

Një 22-vjeçari ka ndërruar jetë aksidentalisht mbrëmjen e së shtunës në fshatin Shëndëlli të Konispolit.

Viktima thuhet se ka qenë duke ngarkuar, bashkë me të atin e tij, traktorin me sanë dhe aksidentalisht ka rënë nga lartësia, ku si pasojë ishte lënduar rëndë.

Menjëherë është transportuar në Spitalin e Sarandës, por nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve të marra./GazetaSinjali/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera