Rozë

E dërguan në spital pasi lëndoi krahun, kjo është gjendja shëndetësore e Einxhel Shkirës

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 28 January 2022

“Big Brother” ka njoftuar sot për gjendjen shëndetësore të prezantueses Einxhel Shkira, pasi e lëndoi krahun gjatë një loje të organizuar brenda shtëpisë së famshme.

Produksioni ka konfirmuar se Einxhel ka marrë trajtim mjekësor, por se është dashur të dërgohet edhe në spital për të marrë trajtim më të specializuar.

Sipas tyre gjendja shëndetësore është e mirë dhe se ajo së shpejti do t’i ribashkohet shtëpisë.

-Advertisement-

“Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun. Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor por do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar. Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e “Big Brother”. Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat. Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë. @topchannelalbania”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera