Fun & Video

E dënuar për vjedhje votash, politikania arratisje spektakolare nga burgu (Fotot)

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 05 October 2019

Aída Merlano, e para politikane që u burgos në Kolumbi pasi akuzohej për blerje votash pasi kishte dalë nga burgu për një vizitë tek dentisti.

43-vjeçarja bëri nga arratisje që është parë vetëm nëpër filma duke u hedhur nga dritarja me një litar të kuq për t’u larguar më pas me një motor.Pamjet video të arratisjes dramatike tregojnë se ish-kongresmenja u godit në tokë pasi u hodh nga dritarja ndërsa shikuesit e hutuar përpiqen të ndihmojnë.

Ajo ishte dënuar me 15 vite burg pasi u vërtetua se ajo ka blerë vota në zgjedhjet parlamentare të vitit 2018.

-Advertisement-

Nuk është e qartë pse ajo u lejua të dalë nga burgu për të shkuar tek dentisti pasi shërbime të tilla ofrohen brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera