Lajme

E denoncon për përdhunim, vajza i kërkon gruas së tij para për të tërhequr denoncimin

Autori: Gazeta inFokus 22:50 | 15 May 2017

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës tentativat e një vajze 24-vjeçare për të zhvatur një familje të varfër.

Në shtator të vitit të kaluar, një 30-vjeçar u arrestua nga Policia e Elbasanit me akuzën e përdhunimit të mbetur në tentativë.

Bekim Skora u arrestua, hetua dhe u gjykua gjatë kohës që ishte në qeli. Por, jashtë saj, “viktima” dhe familja e saj kanë tentuar të bëjnë pazar me këtë ngjarje, duke kërkuar fillimisht 3, më vonë 5 dhe në fund 4 milionë lekë të vjetra për ta tërhequr denoncimin.

-Advertisement-

Ngjarja u denoncua në emisionin “Fiks Fare” nga bashkëshortja e të pandehurit. Lirie Skora, nënë e dy fëmijëve 2 dhe 4 vjeç, tha se jeton në kushte të vështira ekonomike. Jeton në një dhomë, pa drita, ujë e bukë. E ka të vështirë të mbijetojë. Me gjithë këto halle, bashkëshorti i saj u arrestua më 10 shtator 2016 në Elbasan.

Ajo thotë se burrin e saj e kanë futur në kurth, pasi që në momentin e parë e deri në momentin e denoncimit, familjarët e vajzës, por në fund edhe vajza, i kanë kërkuar vazhdimisht lekë.

Gruaja shton se fillimisht i kanë kërkuar 3 milionë, por nuk i ka paguar dot. Madje, thotë se nuk ka marrë as avokat për bashkëshortin. Bekim Skora mbrohej nga një avokat kryesisht.

Pas denoncimit, Liria takon avokaten e caktuar kryesisht nga shteti. Avokates i kërkon dokumentet e dosjes, por ajo i thotë se dosjen e ka gjyqtari i çështjes, Tomorr Kullolli. Denoncuesja pyet avokaten se, nëse vajza tërheq denoncimin, a lirohet bashkëshorti i saj. Përgjigjja e avokates është po.

Më pas, bashkëshortja e të akuzuarit shkon në shtëpinë e “viktimës”, ku fillimisht takon prindërit e saj. Babai i vajzës nuk ishte në dijeni të pazareve, ndërsa nëna e saj po, madje e dinte edhe shumën e saktë.

Më pas, çifti zihet me njëri-tjetrin. Në një moment, babai i vajzës i thotë bashkëshortes së tij se i ka çuar në rrugë të keqe fëmijët. “Muhabeti im ka qenë, unë nuk kam gjë në dorë, e ka në dorë goca” thotë nëna e vajzës, e cila e pranon se i ka kërkuar 3 milionë lekë denoncues.

“Ti duhej të kishe ardhur para kohe. Unë për veten time, si babai asaj, pa e biseduar me gocën, unë s’të jap asnjë lloj përgjigje. Unë i thash asaj, këtu qe dhe goca, për këtë problem, oj gocë i thash, po që le të hedhi, të paguaj gjobën, sa bën, edhe me mirëkuptim i thash.

Ndëgjo këtu, njëçik i shtyjnë vet ata gjykatës për me i bo këto gjona, njëçik i shtyjn ata, njëçik ju s’keni takat me ardh vërdall, jo me pagu,po me ardh vërdall” i thotë babai i vajzës, ndërsa në fund vendosin që të pyesin fillimisht vajzën dhe më pas të caktojnë edhe shumën.

Disa ditë më vonë, Lirie Skora merr një telefonatë nga babai i “viktimës”. Ai i thotë se ka folur me vajzën dhe vendosin një tjetër takim.

Në këtë takim është vajza, babai i saj dhe bashkëshortja e autorit të dyshuar të përdhunimit. Pas një bisede njohje, vajza del direkt në temë: “Ti ke të m’i japësh. Ja e zëmë katër, ke të m’i japësh. Pse s’pyete më përpara ti, muhabeti bëhet tak fak”.

Më pas i thotë se “kemi të bëjmë me ligjin këtu, nuk kemi të bëjmë më njerëz që nuk kanë asnjë gjo. Është e shtuna, e diela para, nuk e kap dot ligjin më. E kupton ku do dal unë, nuk jam vetëm unë në këtë mes.

Në qoftë se do t’i kishe bërë më përpara, kur isha vetëm unë në këtë mes, pa u zhvilluar gjyqi, as nuk do hynte gjyqtari, sekretarja ça janë këto. Po unë do flas me njerëz të tjerë, se janë bërë 6 seanca. Nuk i bëj dot vetëm unë.

Në datë 13 na qenka gjyqi. Unë kur ta bëj atë gjyq, unë duhet të kem fol me tjetrin. Unë duhet t’i kem lekët në dorë kur t’i boj këto muhabete” i thotë vajza denoncueses.

DENONCUESJA TAKON PRINDËRIT E “VIKTIMËS”

Denoncuesja– Si jeni, mirë?

Nëna– Mirë.

Denoncuesja– Me shëndet si dukesh? Mirë?

Nëna – Nga shpia mirë?

Babai– Kush është kjo? Çe mirë të ka prurë kështu? Më fal se edhe i zoti i shpisë.

Denoncuesja– Unë burrin e kam në burg. Është ngatërruar me gocën tënde. Po ju lutem, të më kërkoni sa të më kërkoni, po i gjejmë borxh atëhere.

Babai– Se ça muhabetesh ke bo unë nuk i di. Duhet të di muhabetet edhe këtë punë nuk e kam as unë në dorë, as kjo që krenohet me ty. Atë e kanë personat vetë, ajo sot është e fejume.

Nëna– Kjo më ka thënë, se 10 herë ka ardh te dyqani edhe më ka thënë.

Babai– Ti pse s’më ke thënë që ka ardh te dyqani. Se ça ke bo me këta, unë nuk e di.

Nëna– Muhabeti im ka qenë, unë nuk kam gjë në dorë, e ka në dorë goca.

Denoncuesja– Njëherë më kërkove 3 milionë lekë.

Nëna– Po, e vërtetë.

Denoncuesja– Tani i fejumi më kërkoi 5 milionë lekë.

Nëna– Kush?

Denoncuesja– I fejumi i asaj gocës.

Nëna– S’di gja.

Denoncuesja– Edhe mua më duhet një përgjigje.

Nëna– Nuk e di, unë të thash që herën e parë kur qe gjyqi.

Babai-Ti duhej të kishe ardhur para kohe. Unë për veten time, si babai asaj, pa e biseduar me gocën, unë s’të jap asnjë lloj përgjigje. Unë i thash asaj, këtu qe dhe goca, për këtë problem, oj gocë i thash, po që le të hedhi, të paguaj gjobën, sa bën, edhe me mirëkuptim i thash. Ndëgjo këtu, njëçik i shtyjnë vet ata gjykatës për me i bo kto gjona, njëçik i shtyjn ata, njëçik ju s’keni takat me ardh vërdall, jo me pagu,po me ardh vërdall.

Denoncuesja– Unë për me ardh këtu kam marrë borxh. Imë si do ta lësh?

Nëna– Do ta bisedoj me gocën.

Denoncuesja– Sa të ashtu më thuaj në telefon.

Babai– Nuk bëhen në telefon ato, kur të takohemi bisedojmë, gjej gocën për sa, bisedojmë dhe me ty, se nuk bëhen në telefon këto muhabete.

DENONCUESJA TAKON “VIKTIMËN” DHE BABAIN E SAJ

Babai– Mos shiko ça thon të tjerët, shiko punën tate.

Denoncuesja– Asnjë gjë. Edhe burrin tim, edhe burri tim ai ndoshta ka pas pi edhe raki, nëqoftëse e dëgjoj herë tjetër atë, unë do ta vras me duart e mia.

Babai– Kusuri jot se për të vrarë se vret dot, se ke fëmijë. Dëshmitarët nji, prokurorët dy, gjyqtari tre, e plus ato tjerët ça jan ashtu.

Denoncuesja– E di, e di.

Babai– Jo nuk e di, unë për vete i njoh në majë të gishtave, eeee majë të gishtave i njoh. Halli që sot ligji është vetëm maliqi i tha ai. Unë du, ja kam lënë në dëshirë të kësaj, le të bëjë si do vetë, kjo le të bisedoj ka dhe të shoqin.

Denoncuesja– Ene kjo të shofi familjen e vet.

Babai– Po qe se ka një mirëkuptim edhe ai, se unë nuk e di ça t’i them kësaj, se ça do bëj se kjo s’është e vogël. Ja thash një çik fjalën që më the ti, kjo tha ajo është shumë pak, k’u do venë ata, k’u do hyjnë, k’u do dalin. Pa parë k’u do hyjnë, k’u do dalin.

Vajza– Tani do flas unë ba, o ba, oouu.

Babai– Hë fol.

Vajza– Ime do flas unë. Kishe për të fol, flisje dje.

Babai– Mirë, mirë hë vazhdo, unë nuk po bëj gjyq, po bëj bisedë.

Vajza– Po mirë pra, po flas unë.

Babai– Marrëveshje me njëri-tjetrin.

Vajza– Marrëveshjen këtu e bojnë ato.

Babai– Po qe se do ja falësh, ajo do detyrohet do bëj veprimet e veta. Po qe se nuk ja fal…

Vajza– Ore më lë të flas vetë.

Babai– Mirë vazhdo, pra llap.

Vajza– Ti sa lekë do japësh?

Denoncuesja– Unë po të pyes ty. Unë do t’i marr borxh, pranaj nuk e di. Do përpiqem t’i marr borxh. Dëgjo unë kam qënë dy tre herë.

Babai– Kur qe nëna jote këtu unë i thash…

Denoncuesja– Ajo më thoshte do pyes gocën, e nuk më jepte përgjigje.

Babai– I thash oj ti s’ke 10 milion e 15 milion ti s’ke takat me i gjet, po ja fali, le t’ja fali.

Vajza– O ba, do më lësh të flas, ajo erdhi të flas me mua apo me ty?

Babai– Me mua e me ty.

Vajza– Jo, erdhi të flasi me mu. Po më deshi qejfi mua ai kalbet, po më deshi qejfi mua e liroj.

Babai– E di vet, le të kalbet për atë punë.

Vajza– E tani më le të flas. Tani një muhabet ka që në Bajramin e fundit, që në shtator, ju po ta kishit menu që do jepet leku edhe mbaron puna, ju u kujtut imë, kur u shtynë gjyqet.

Denoncuesja– Ime, po a erdha unë.

Vajza– Edhe unë këtë muhabet që në fillim, edhe unë nuk kam taksirat që të merrem me gjyqtarë e me gjithë ligjet.

Denoncuesja– Po dhe unë mendova që në fillim, po s’kisha se vëllai ishte në Greqi.

Vajza– Ju mos kapshit dëshmitarët e tjerë, po kapshit policët në fillim, se gjanat merren vesh të gjitha. Unë atë dhe mund ta fal, firmos që e fal. Ama ai gjyqtari mund të thotë të bëj edhe një muaj burg, dy muaj burg. Faji im do jetë ai?

Babai– Po mirë ajo s’po thot të dalë në çast.

Denoncuesja– Unë s’po them që është faji jot.

Vajza– Pse u kujtuat tani që situata është rëndu, imë që do jepet vendimi. Imë bahet kështu, je munu i ke gjet lekët, vjen këtu, thot e dashur më vjen keq për këtë që ndodhi, unë kaq lekë kam, pranon s’pranon, jo me llafe kot. Mirë, meqë u tha që ty të është kërkuar pesë, ke të më japësh pesë (milion) ti mua?

Denoncuesja– Po kështu i ka thënë kunatit tim po varet…

Vajza– Ti ke të mi japësh?

Denoncuesja– Më ulët nuk ashtu ti?

Vajza– Ja e zëmë katër, ke të mi japësh?

Denoncuesja– Po do përpiqem, do pyes njëherë.

Vajza– Kë do pyesësh ti?

Denoncuesja– Familjen time.

Vajza– Pse s’pyete më përpara ti, muhabeti bëhet tak fak.

Denoncuesja– Po nuk bëhet se nuk janë lekët siç thua ti.

Vajza– Po s’pate 5, 4 mi jep dot ti mua? Për 2, 3 ditë mi jep dot ti mua?

Denoncuesja– Për 2, 3 ditë?

Vajza– Po normale.

Babai– Jo 2, 3 ditë. Do bëhet gjyqi më 13?

Denoncuesja– Po.

Babai– Epo aty do merret vendimi…

Denoncuesja– Mirë unë do përpiqem edhe do të marr në telefon. Mirë?

Vajza– Në telefon s’flitet për këto gjana.

Denoncuesja– Jo do të them o për po, o për jo. Kaq do them unë.

Vajza– Për atë punë të presin gjona tjera se kemi të bëjmë me ligjin këtu, nuk kemi të bëjmë më njerëz që nuk kanë asnji gjo.

Babai– Sa është data sot?

Denoncuesja– Data 7.

Babai– Për 5 ditë …

Vajza– E shtunë, e dielë para, nuk e kap dot ligjin më. E kupton ku do dal unë, nuk jam vetëm unë në këtë mes. Në qoftë se do t’i kishe bërë më përpara, kur isha vetëm unë në këtë mes, pa u zhvilluar gjyqi, as nuk do hynte gjyqtari, sekretarja ça jan këto Po unë do flas me njerëz të tjerë, se janë bërë 6 seanca. Nuk i bëj dot vetëm unë. Në datë 13 na qënka gjyqi. Unë kur ta bëj atë gjyq, unë duhet të kem fol me tjetrin. Unë duhet t’i kem lekët në dorë kur t’i boj këto muhabete.

Babai– Regjistroje trurin tamam.

Vajza– Ore ja shpjegova asaj unë atë.

Babai– Edhe ajo e njeh ligjin, nuk është budallaqe.

Vajza– E di ti që ai përsoni që është brenda imë, mund të bëjë ndonjë gjë, të dali dëshmi e rreme ajo e imja unë ha 6 vjet…

Babai– Preja shkurt.

Vajza– Pusho ore ti, unë ha 6 muaj paraburgim.

Denoncuesja– Po ashtu unë po të marr në telefon të them po ose merr ti.

Vajza– Ça të keqe ka që unë po e paralajmëroj. Ka kaluar shumë kohë, situata është rënduar, është bërë keq. Në 13 është data e vendimit, e shtuna e diela është para. Nuk kam kohë ta kap ligjin unë, gjyqtarët ku janë. Tani, keq për atë që duhet t’i gjej kaq shpejt nuk është faji im.

Babai– Moj mos u mburr për këto gjona se nesër po su mbaru puna i kthen lekët një më një.

Vajza– Unë t’i kthej lekët, unë t’i kthej lekët? Unë shkoj e fal, firmos që e kam fal, lekët janë të miat byrazer.

/Top Channel/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera