Lajme

“E dashurove me shpirt”, reagon e afërmja e gruas që u v*a në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 16 April 2024

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Pejë. Burri ka vrarë gruan e tij në banesën e tyre. Për rastin ka reaguar edhe një afërme e saj e gruas së vrarë.

Dardane Balaj, në një postim në “Facebook” , ka kujtuar viktimën me fjalë prekëse.

“Lamtumire Dud ‘kështu te thërrisja prej dashnisë Gjyljeta Ukella, nuk te pata kunat por të desha si një motër të vogël, pastaj te pata edhe motër edhe shoqe, lamtumire Gjyljeta e bukur, ishe femër e rralle dhe shume e zonja”, shkroi e afërmja e viktimës.

-Advertisement-

Ajo tregoi edhe lidhjen e viktimës me tashmë të dyshuarin për vrasje, burrin saj.

“Edin e dashurove me shpirt me te gjitha te metat e tij , familjen e mbrojte nga vuajtja çdo herë, sakrificat dhe vuajtjet i more me vete, por pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte, por Gjyljeta ndoshta mendoj qe vuajtjet tua u mbyllen, tani pusho e qetë”, tha Balaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera