Rozë

E dashura e Romeos flet për lidhjen e Donaldit me Borën dhe Beatrixin

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 18 December 2021

Aleksia Peleshi është përfolur shumë kohëve të fundit për lidhjen e saj me Romeo Veshajn, hyrjen e këtij të fundit në shtëpinë e “Big Brother”, e shumë dinamika të tjera.

Megjithatë, së fundmi, e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Aleksia është pyetur se cili nga banorët e “Big Brother VIP” është i preferuari i saj.

Pa hezituar, Peleshi përgjigjet me emrin e Donaldit.

-Advertisement-

Ndërkohë, lidhur me trekëndëshin e dashurisë “Bora-Donald-Beatrix”, Aleksia shprehu qendrimin e saj. Ajo komentoi veprimin e Donaldit duke u shprehur se dëshiron lumturinë e tij dhe se “ndenjat janë të pakuptueshme”

“Shiko, në rradhë të parë unë Donaldin e kam konsideruar gjithmonë familje dhe dua që të jetë i lumtur. Ai është person që bën shumë për të tjerët dhe meriton që të marë në këmbim atë që jep. Por ndjenjat janë të pakuptueshme; vijnë, ikin papritur dhe shpeshherë na bën që të lëndojmë dikë tjetër apo të thyejmë premtime”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera