Lajme

E çuditshme, polici në uniformë nuk reagon përderisa kolegët e tij rrahin Agron Mustafën (Video)

Autori: Gazeta inFokus 21:17 | 30 December 2017

Sot në mesditë, në pikë të ditës u sulmua fizikisht drejtori i Valës, Agron Mustafa.

Në një bisedë përmes telefonit, Agron Mustafa, ka thënë për portalin Infokusi se ai është sulmuar fizikisht dhe për këtë ka deshmi të inxhizuara nga telefoni.

“Ende jemi në polici. Janë të pavërteta deklaratat që po jep Nazim Sahiti. Unë jam sulmuar nga polici i njohur si Tarkani dhe Nazim Sahiti i cili i ka asistuar dhe ndihmuar. Tani jam duke u marrë në pyetje por jam i zhgënjyer se cfarë po tentohet të bëhet. Sikur ka një tendencë që rasti të kthehet në të kundërten. Realiteti është se, Tarkani i ndihmuar nga Nazim Sahiti me kanë sulmuar dhe për këtë kam fakte të inxhizuara”, ka thënë Mustafa për portalin Infokusi.com

-Advertisement-

Ndryshe ai ka treguar se ka marrë edhe lendime trupore dhe ka dhimbje edhe në këto momente, por po qëndron në statcion të policisë për t’i kryer të gjitha procedurat e marrjes në pyetje.

Në orët e mbrëmjes u publikua edhe videoja ku tregohet se si sulmohet Mustafa.

Por ajo çfarë bie në sy është se brenda lokalit, pikërisht aty afër ku grushtohej Agron Mustafa ishte prezent edhe një polic i Kosovës i veshur në uniformë.

Ai qëndron në kafiteri dhe nuk del fare nga dera, për të ndërhyrë.

Shikoni fotografitë dhe videon.

111 999

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera