Sport

E çuditshme: Në verë te Prishtina, tani te Milani (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 05 October 2017
Rezultatet e dobëta në Serinë A, kanë sjellë largimin e përgatitësit atletik të Milanit, Emanuele Marra.

Kuqezinjtë janë duke menduar për zëvendësuesin e mundshëm të tij.

Në skenë ka dalë emri i përgatitësit atletik të Partizanit, Corrado Saccone.

Saccone këtë vit ka qenë edhe të Prishtina për dy javë, ku e ka përgatitur skuadrën.

-Advertisement-

Image result for Corrado Saccone fc prishtina

Lajmi është bërë publik nga gazeta italiane “La Repubblica”.

Aty thuhet se Saccone është një njohje e vjetër e Marco Fassones.

Kjo pasi që kanë punuar bashkë te Napoli në sezonin 2010-2012.

Milani dëshiron ta afrojë përgatitësin e ri atletik para derbit me Interin, në mënyrë që skuadra të mos ketë mangësi në stërvitje.

Mesa duke oferta joshëse e kuqezinjve do të sjellë largimin e italianit nga Partizani, për të hedhur një hap të madh në karrierë në një skuadër prestigjoze si Milani.

Në ditët e ardhme pritet të ketë dhe një takim mes drejtuesve të Milanit dhe përgatitësit të Partizanit për të vendosur rreth të ardhmes.

Image result for Corrado Saccone fc prishtina

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera