Lajme

E çuditshme: Ministrja e Drejtësisë zhvillon “vizitë zyrtare” në një market në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 15 March 2023

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka zhvilluar një vizitë jo të zakonshme nga vizitat dhe takimet e përditshme që ajo ka si Ministre e Drejtësisë.

Ajo gjatë ditës së djeshme ka vizituar një market në Ferizaj.

Për vizitën e Haxhiut kanë njoftuar nga marketi në fjalë, duke u shprehur “të nderuar nga vizita e Ministres së Drejtësisë.

-Advertisement-

Në njoftimin e tyre thuhet se “Ministrja u njoh nga afër me zhvillimin e punës në kompani, dhe siç ceket edhe me “problematika” tjera.

“Ministrja u njoh nga afër me zhvillimin e punës në kompaninë tonë, me mundësitë e zgjerimit dhe problematikat e tjera.

Falenderojmë ministren për vizitën dhe përkrahjen në emër të kompanisë sonë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre”.

Kjo vizitë e Haxhiut për shumëkënd mund të duket e çuditshme për shkak të natyrës krejt tjetër të punës që ajo ka si Ministre e Drejtësisë.

Megjithatë, marketi ku ajo ka qëndruar është i njohur për bojkot ndaj prodhimeve serbe, dhe mbase kjo mund të jetë arsyeja që fshihet prapa vizitës së Haxhiut, meqenëse partia ku ministrja Haxhiu bën pjesë, Vetëvendosje vazhdimisht ka bërë thirrjet për bojkotim të produkteve serbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera