Rozë

E çuditshme! Këngëtarja shqiptare i ka fobi binjakët!

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 06 November 2017

Kemi dëgjuar çfarë s’kemi dëgjuar, por të kesh fobi nga binjakët, kjo është përtej të çuditshmes.

Por ja që ndodh.

Ditën e djeshme në “E diela shqiptare”, ishte e ftuar këngëtarja Evi Reçi e cila prezantoi këngën e saj “Dorëzohu” me të cilën do konkurrojë në “Kënga Magjike”.

-Advertisement-

Mirëpo përpara performancës, Evit iu bë një lojë me dy vajza.

Pasi këngëtarja mori vesh se ato ishin binjake zbuloi fobinë e rrallë, duke u shprehur se e ka problem sa herë sheh binjakë.
“Sa herë i shoh dy binjakë bashkë nuk arrij të përqendrohem. Ky është problem”.

E pyetur nga Arditi nëse do kishte një motër binjake, Evi tha: “Besoj këtë fobi nuk do e kisha, por nuk do ta doja një motër binjake”, shkruan Xing.al. “Po nëse do të martoheshe me dikë që ka një binjak?”, i tha Arditi. “Do ishte tmerr”, u shpreh Evi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera