Lajme

E çuditshme – Kandidati për kryetar komune që kërkon vota hallall

Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 30 September 2021

Shaqir Islami i ka hyrë garës për kryetar ndryshe nga kolegët e tij.

Ai madje ka edhe një kërkesë të veçantë për ata që do të votojnë në zgjedhjet lokale, shkruan Gazeta Infokus.

Islami po kërkon vetëm vota hallall nga banorët e Komunës së Vrapçishtit në Maqedoninë e Veriut.

Në posterin e tij ka vendosur edhe mbishkrimin në gjuhë të ndryshme me porosinë “hallall”.

Islami është kandidat i pavarur në këto zgjedhje, ndërsa me profesion është ekonomist dhe njeh shtatë gjuhë të huaja./Gazeta Infokus/

Të tjera