Sport

E çuditshme: Futbollisti i Everton futet në lojë në minutën e 70-të dhe zëvendësohet pas 18 minutave

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 15 December 2019

Një skenë e pabesueshme ndodhi në ndeshjen mes Manchester United dhe Everton, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

Trajneri i mysafirëve, Duncan Ferguson bëri një veprim të çuditshëm pak minuta para se të përfundonte ndeshja.

Ai e largoi nga fusha talentin Moise Kean vetëm 18 minuta pasi e inkuadroi në fushë.

-Advertisement-

Ish-ylli i Juventus u fut në lojë në minutën e 70′, por në të 88′ ai u largua pa ndonjë arsye.

Kjo e nervozoi shumë sulmuesin italian, që vendosi të mos ia zgjaste dorën Fergusonit.

Për më tepër ky ishte një zëvendësim taktik nga ana e trajnerit, por padyshim ishte një situatë e rrallë që shihet në futboll.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera