Lajme

E çuditshme: Arrestohen dy kontrabandist kuajsh

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 07 February 2019

Në fshatin Kabash të Vitisë janë arrestuar dy persona pasi janë zënë duke kontrabanduar kuaj.

Policia gjatë kontrollit në automjetin–kombi me të cilin ishin duke udhëtuar dy personat, ka gjetur katër kafshë (kuaj) të cilët janë kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera