Lajme

E çuan për të pastruar dhëmbët tek dentisti, vdes një trevjeçar

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 05 October 2023

Një 3 vjeçar ka vdekur tre ditë pasi mori mjekim nga një dentist në klinikën e tij private në Tiranë.

Gjyshi i 3 vjeçarit ka dhënë një deklaratë për Top Channel, ku tregon se 3-vjeçarin e çuan te dentisti vetëm për të pastruar dhëmbët, por pas konsultës, mjeku dhe vajza e tij i sugjeruan operacion dhe prindërit e tij pranuan.

Sipas deklaratës së gjyshit, pasi i bënë një anestezi totale, djali qëndroi 9 orë në operacion.

-Advertisement-

“E çuam për të pastruar dhëmbët”.

”Bëmë konsulte me mjekun dhe vajzën e tij, ku na sugjeruan operacionin dhe ne pranuam. Djalit i bënë anestezi totale dhe futën në operacion, ku qëndroi 9 orë”.

”Mjeku na tha se gjithçka shkoi mirë. Na i dha në gjendje gjumi dhe na tha se do zgjohet pas gjysmë orë. Shkuam në shtëpi dhe pas 1 orë fëmijës i hipi temperatura dhe u zverdh”.

”Mjeku nuk hapi telefonin më. E çuam te Pediatria ku direkt e futen në intubim dhe i çanë mëlçinë sepse i kishte dalë jashtë funksionit. Pas 3 ditësh vdiq. Shteti të marrë në dorë situatën”.

”Të vendos drejtësi sepse në të kundërt do e marrim ne hakun e djalit”, shprehet gjyshi i 3-vjeçarit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera