Lajme

E çuan për ta bërë synet, vogëlushi hipën në kulm të spitalit nga frika (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 12 July 2019

Një djalë 5 vjeç në Indonezi hipi në kulmim e një klinike mjekësore dhe refuzoi të zbriste, pasi prindërit e çuan për ta bërë synet.

Vogëlushi iku nga klinika dhe u ngjit në çatinë e ndërtesës ku ishte duke qëndruar, duke refuzuar që të zbriste për dy orë.

Dr. Anik Sutari tha se kurrë nuk kishte parë diçka të tillë, prej se punon në qytetin e Serang, kryeqytetin e provincës Banten, në ishullin indonezian të Javas.

-Advertisement-

 

 

Ajo e fotografoi vogëlushin dhe e shpërndau fotografinë në Facebook, duke thënë se nuk dinte çfarë të bënte. “Përgjatë gjithë historisë time profesionale, prej 20 viteve punë, kjo është hera e parë që kam parë një fëmijë të ikën në maje të çatisë”, tha Dr. Sutari, shkruan Daily Mail.

Prindërit e vogëlushit dhe mjekja, u desh të tregoheshin shumë të kujdesshëm ndaj vogëlushit të frikësuar, pasi kishte mundësi që ai të binte nga çatia duke tentuar të ikte prej tyre.

 

 

Dr. Sutari tha se pas dy ore tentim, prindërit e thirrën mësuesin e vogëlushit me të cilin kishte shumë marrëdhënie të mirë. Ajo tha: “Është e vërtetë… Sapo erdhi mësuesi, me pak tentim, vogëlushi më në fund zbriti poshtë”.

“Dhe çka është më e mira, ai hyri vetë në klinikë për t’u bërë synet dhe u shtri vetë në shtratin e klinikës, pa e detyruar apo lutur shumë”, tha ajo,

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera