Sport

E bujshme, një legjendë e futbollit mund të marrë drejtimin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 17 November 2021

Një legjendë e futbollit botëror për stolin e Kosovës. Pavarsisht barazimit ndaj Greqisë në transfertë në ndeshjen e fundit për eliminatoret e Kupës së Botës, slloveni Gilha që është trajner i përkohshëm me shumë gjasa nuk do të konfirmohet në stolin e dardanëve me drejtuesit e FFK që janë në kërkim të një emri të madh.

Duke iu referuar një postimi të gazetarit sportive dhe komentatorit Andin Lokaj, në skenë për stolin e Kosovës ka dalë Marco Van Basten. Ish legjenda e Milanit dhe kombëtares holandeze që nga 2016-të nuk ulet në stolin e një skuadre kur ishte asistent i parë te Holanda, por emri i tij është vërtet sugjestionues për një përfaqësuese si Kosova.

Presidenti i FFK Agim Ademi së shpejti pritet të nisë bisedimet me Van Basten për të parë mundësitë e uljes së tij në stolin e dardanëve, edhe pse në krye të listës për të zëvendësuar Bernard Challandes është një emër i madh gjerman ish-trajneri i Bayern Munich Felix Magath. Van Basten i cili në karrierë ka fituar Topin e Artë, Champions League dhe kampionatin europian me Holandën, si trajner ka punuar me vetëm tre klube në Holandë Ajax, Hereenven dhe AZ Alkmaar ndërsa ka drejtuar edhe përfaqësuesen e tulipanëve nga viti 2004 deri në 2009-ën.

Të tjera