Sport

E bujshme, futbollisti shqiptar nënshkruan kontratë profesioniste me Chelsean

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 18 February 2020

Armando Broja po kalon një formë të jashtëzakonshme me moshat e Chelseat, teksa pothuajse çdo javë ka qenë protagonist me golat e realizuara.

Sulmuesi shqiptar, gjeti rrugën e rrjetës edhe ditën e djeshme, në derbin që skuadra e 23-vjeçarëve zhvilloi përballë Arsenalit, ku “të kaltrit” triumfuan me rezultatin 1-2

Falë kësaj formë, Broja, ka arritur të bindë drejtuesit e klubit londinez, teksa ditën e sotme, ka firmosur kontratë profesioniste me Chelsean.

-Advertisement-

Këtë lajm fantastik shqiptari e ka ndarë me ndjekësit e tij në “Instagram”, teksa shkruan: “Shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratën time profesionale me Chelsean. Faleminderit prindërve dhe familjes sime që gjithmonë më kanë përkrahur gjithmonë.  Pa i patur ata pas shpinës sime, nuk do të isha këtu”.

Me këtë ecuri fantastike, gjasat janë të mëdha që sulmuesi i talentuar shqiptar të thirret nga trajneri Lampard në skuadrën e parë.

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera