Sport

E BUJSHME/ Alban Hoxha dorëzon shiritin e kapitenit

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 15 September 2017

Alban Hoxha nuk do të jetë më kapiteni i Partizanit. Një gjë të tillë, portieri i të kuqve e ka pranuar përmes një deklarate në faqen zyrtare të Partizanit në internet, ndërsa ka kërkuar falje ndaj shokëve të skuadrës dhe stafit teknik.

“Klubi ka vendosur një rregullore të brendshme, të cilën unë dhe  shokët e mi duhet ta respektojmë. Kur kjo rregullore nuk respektohet unë marr përsipër përgjegjësitë. I kërkoj falje klubit ,stafit teknik dhe shokëve të skuadrës. Për këtë arsye dorëzoj edhe shiritin e kapitenit për të dhënë shembull për të gjithë. Jam gati të rikthehem në vendin tim, pranë skuadrës dhe të jem në dispozicion të klubit, trajnerit dhe ekipit për të mirën e Partizanit”, përfundon Alban Hoxha.

Portieri u pezullua nga klubi për shkak të thyerjes së rregullores së brendshme, sepse shkoi me vonesë në grumbullimin e ekipit./vipsport.a/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera