Lajme

E bëri për spital familjarin e tij

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 02 June 2017

Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit, ka njoftuar se një i dyshuar ka rrahur një familjar të tij, i cili është dërguar në urgjencë dhe pas intervenimit të policisë, tek i dyshuari i dhunshëm janë konfiskuar disa lloje të ramëve.

Komunikata e plotë e Policisë:

Rreth orës 11:15 minuta. Policia e Suharekës e ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në fshatin Gjinoc, në një shtëpi është duke u ushtruar dhunë familjare. Për shkak të lëndimeve, viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore në Urgjencën e Suharekës e më pas në Spitalin Rajonal në Prizren.

-Advertisement-

Ndërkaq, me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka nisur me hetimin e rastit. Gjatë intervistave është arritur deri tek informacioni se i dyshuari është në posedim të armëve. Pasi që disa nga armët klasifikohen si luftarake është informuar ekipi i deminimit të FSK-së dhe KFOR-it amerikan, të cilët i kanë marrë me vete 6 granata dore, një minë tromblonike, 120 fishekë 7.9 mm. Po ashtu për shkaqe sigurie janë sekuestruar edhe dy pushkë gjahu të cilat kishin leje.

Pas intervistës, është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit policor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera