Rozë

“E bëri kastile”, Ledri Vula përballet me situatën e pakëndshme, çfarë ndodhi në koncert

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 28 June 2022

Ledri Vula është përballur me një incident të vogël gjatë një koncerti që ka mbajtur së fundmi.

Reperi nga Kosova po këndonte hitin që solli me Kidën dhe Butrint Imerin, ku për një moment, mikrofoni nuk punoi. Ai kthehet pas për të marrë një mikrofon tjetër, i cili gjithashtu nuk punonte.

Megjithatë, reperi e ka kaluar me sportivitet këtë moment të sikletshëm ndërsa publiku po këndonte njëzëri këngën. Kujtojmë që pak ditë më parë, dhe Stresi u përball me një situatë të pakëndshme pasi u përplas me një pjesë hekuri në koncert duke bërë që të lëndohej në ballë.

-Advertisement-

Mbi këtë situatë reagoi dhe Noizy, ku shprehej me shaka: “Ky këtë e bëri kastile”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera